Chelsea e josh Gavin me një kontratë

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 16:38
Chelsea e josh Gavin me një kontratë

Chelsea është duke menduar të përforcohet në afatin kalimtar të verës.

Dhe, “Blues” duket se po planifikojnë të “peshkojnë” në Spanjë.

Më saktësisht, mediumi spanjoll “AS” raporton se klubi londinez ia ka vënë syrin mesfushorit spanjoll, Gavi.

Super-talentit të Barcelonës do t’i skadojë kontrata në qershor pasi nuk e mori dritën e gjelbër nga La Liga për t’u regjistruar për vazhdimin e kontratës.

Dhe, kjo ka bërë që përfaqësuesit të ri spanjoll t’ia vënë syrin klubet e mëdha evropiane.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, menaxheri i lojtarit, Ivan de la Pena, qe tri javë është duke diskutuar me “Të Kaltrit”.

Gavit i është përshkruar një projekt, me mundësinë që të jetë njëri prej yjeve të skuadrës, me një kontratë multi-milionëshe dhe një mundësi të bonuseve të cekura në kontratë, në rast se lirohet për t’u larguar pa para.

Mbetet të shihet nëse Gavi do të përfundojë në “Stamford Bridge” apo jo.

Natyrisht, ekipi i tij i zemrës është Barcelona, e cila megjithatë me gjasë duhet ta regjistrojë në ekipin e të rinjve. 

(Kosova Sot Online)