UEFA pezullon për doping futbollistin e njohur

  • A.P /
  • 13 April 2023 - 15:39
UEFA pezullon për doping futbollistin e njohur

Bartosz Salamon, futbollist i kombëtares së Polonisë (titullar në ndeshjen e fundit të Shqipërisë, në Varshavë), është pezulluar nga UEFA për tre muaj.

Ka qene vetë klubi i Lech Poznanit, ku luan lojtari, që e ka publikuar lajmin në faqen zyrtare.

Bartosz Salamon ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të kryer pas ndeshjes së kthimit të 1/8-ve të finaleve të Europa Conference League kundër Djurgarden. Lojtari nuk do të luajë në ndeshjen çerekfinale kundër Fiorentinës.

(Kosova Sot Online)