Kosova mposht Irlandën

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 19:57
Kosova mposht Irlandën

Kosova regjistroi fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Billie Jean King Cup“.

Në ditën e pestë të këtij kampionati, në përballje me Irlandën, vajzat kosovare shënuan fitore duke e mposhtur ekipin kundërshtar me rezultat 2:1.

Paraqitje të shkëlqyeshme pati lojtarja Adrijana Lekaj e cila arriti të fitojë në lojën në single ku mposhti kundërshtaren Sinead Lohan, me rezultat: 6:1 5:7 6:3, dhe në çifte së bashku me Arlinda Rushiti, mposhtën dyshen Celine Simunyu / Carragh Courtney, me rezultat: 6:2 6:2.

Me këtë fitore, duke u renditur në pozitën e katërt në grup, ekipi ynë siguroi qëndrimin në Grupin II në Kampionatin Botëror “Billie Jean King Cup”, një grup mjaft i fortë, në të cilin do garoj dhe vitin e ardhshëm.


(Kosova Sot Online)