Sonte ndeshja e dytë gjysmëfinale, Ylli e pret Pejën

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 09:22
Sonte ndeshja e dytë gjysmëfinale, Ylli e pret Pejën

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë e fazës gjysmëfinale në “Play-Offin” e Superligës së Kosovës në basketboll, mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Kampioni në fuqi synon barazimin e serisë, kurse pejanët udhëtojnë për fitoren e dytë, për t’iu afruar më shumë finales, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e sontme do të zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershori” të Suharekës, nga ora 20:30.

Kujtojmë se Peja e fitoi ndeshjen e parë me rezultatin 85:82.Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, teksa skuadra që arrin tri fitore e siguron kalimin për në final

(Kosova Sot Online )