Kryeministri Kurti duhet të merr qëndrim dhe vendim të qartë në takimin e radhës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq

 Kryeministri Kurti duhet të merr qëndrim dhe vendim të qartë në takimin e radhës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq
 Kryeministri Kurti duhet të merr qëndrim dhe vendim të qartë në takimin e radhës me presidentin serb Aleksandër Vuçiq

Skender Mulliqi

  • 15 April 2023 - 09:09

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Serbia kurrsesi nuk po mund të lirohet nga politikat e logjikës të vjetër pushtuese ndaj tokave shqiptare. Dhe, mu për këtë edhe po kërkojnë formimin e “Zajednicës”, fillimisht si autonomi të avancuar. Serbia e Vuçiqit po këmbëngulë te marrëveshjet e Brukselit të viteve të 2013 dhe 2015. Duke I shfrytëzuar këto marrëveshje për të gjetur pastaj në praktikë elemente të reja të ndonjë autonomie evropiane, siç po flitet pas marrëveshjeve gojore të Brukselit dhe të Ohrit . Dhe, ndërkohë serbët po përgatisin planin për të marrë garancinë edhe për demilitarizim të Kosovës, që mos të ketë mundësi të formimit të ushtrisë.

-Tjetër. Serbia do të kërkon marrëveshje që mos këtë mundësi të bashkimit të Kosovës më Shqipërinë, pa marrë qëndrimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe dhe të Serbisë. Të gjitha këto duhet ti ketë parasysh pala e Kosovës në implementimin e çfarëdo forme të asociacionit. Këto pika të cilat do ti paraqet Serbia janë të pa pranueshme për Kosovën dhe shqiptarët në rajon. Serbia do të kërkon gjithashtu rregullimin e statutit të Kishave Ortodokse serbe sipas kutit të tyre.

Edhe kjo temë që do të shtrohet në bisedime, nuk duhet të pranohet nga Kosova. Sigurisht që Serbia për të gjitha këto do të kërkon garanci nga BE-ja dhe vendet e Kuintit. Kryeministri Kurti duhet të merr qëndrim të qartë në takimin e radhës më Vuçiqin. Dihet së qëllimi final në gjithë këtë mesele të Serbisë është formimi i një “Republika Srpska” deri në shkëputje. Duhet pasur shumë kujdes që mos të biem në grackat e Serbisë hegjemoniste, e cila më çdo kusht po dëshiron që në finalen e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve të dalë si palë fituese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".