Futbollisti kosovar po shkëlqen në Gjermani, Florent Muslija vazhdon sukseset, realizon gol të bukur në fitoren e Paderbornit

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 16:26
Futbollisti  kosovar po shkëlqen në Gjermani, Florent Muslija vazhdon sukseset,  realizon gol të bukur në fitoren e Paderbornit

Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit. Mesfushori nga Kosova ka realizuar një tjetër gol në fitoren e skuadrës së tij 3-0 ndaj Hansa Rostock, transmeton "Kosova Sot Online".

Për Muslijën ky ishte goli i shtatë këtë edicion në Bundesliga 2, derisa ka bërë edhe tre asistime.

Me fitoren e sotme, Paderborn mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 46 pikë dhe po shpreson në rikthimin në elitën e futbollit gjerman.

Kujtojmë që Muslija është një nga futbollistët e Kosovës më në formë këtë edicion dhe që luan rregullisht te Paderborn.

(Kosova Sot Online )