Interi vendos përfundimisht për Lukakun

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 13:24
Interi vendos përfundimisht për Lukakun

Interi ka vendosur përfundimisht për Romelu Lukakun.Sulmuesi belg është i huazuar në klubin italian në eksperiencën e tij të dytë në Itali, transmeton "Kosova Sot Online".

Mirëpo, për dallim nga përvoja e parë, ajo e dytë ishte larg pritshmërive për gjigantin e sulmit. Lukaku nuk e ka shfaqur formën më të mirë në fushën e blertë dhe kishte probleme fizike në sezonin e fundit me “Nerazzurri”.

Ai ka përfunduar shpesh në bankinë, ndërsa kontributi i tij në fushën e blertë për Zikaltrit ishte i pamjaftueshëm.

Dhe, kjo është arsyeja, sipas të së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, që Interi nuk do ta shfrytëzojë mundësinë e blerjes përfundimtare të kartonit të përfaqësuesit belg.

Kjo nënkupton se ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit duhet të rikthehet në Chelsea gjatë verës që vjen pasi klubi nga “Stamford Bridge” e mban kartonin e tij. Interi i pagoi 20 milionë euro për Lukakun, mes huazimit dhe rrogës së lojtarit. Ndërkohë, gjiganti italian do ta kërkojë pasuesin e Lukakut dhe në opsion janë Firmino, Thuram dhe Retegui. 

(Kosova Sot Online )