Alves rrezikon 12 vjet burg

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 19:49
Alves rrezikon 12 vjet burg

Dani Alves është në telashe të vërteta pasi tashmë rrezikon seriozisht burgosjen me vendim përfundimtar nga Gjykata e Barcelonës. Gjatë dëshmisë së fundit ku kërkoi lirinë me kusht dhe iu refuzua për të disatën herë, ish-mbrojtësi brazilian, aktualisht në paraburgim, ndryshoi sërish versionin e ngjarjeve.

I akuzuar për përdhunim nga një 23-vjeçare në një pub të zonës Sutton në Barcelonë në 31 dhjetor, Dani Alves është arrestuar që në 20 janar. Në versionin  e parë të dëshmisë së tij ai deklaroi se nuk e njihte akuzuesen, ndërsa më pas u shpreh se u shkëmbye me të në banjë pa ndodhur asgjë e me pas ndryshoi version duke thënë se kreu marrëdhënie me të në tualetin e pub-it.

Mohimin e njohjes me të ai e justifikoi me faktin se donte ta mbronte 23-vjeçaren e më pas theksoi se nuk dëshiroi që këtë histori ta mësonte bashkëshortja e tij, Joana Sanz e cila ka kërkuar zyrtarisht divorcin. Nëse gjykata e cilëson fajtor për përdhunim, gjë që ka shumë mundësi të ndodhë duke vlerësuar ndryshimin e vazhdueshëm të dëshmive, Dani Alves rrezikon të qëndrojë në burg deri në moshën 51-vjeçare.

(Kosova Sot Online)