Liverpooli synon këndelljen kundër Leedsit

  • A.P /
  • 17 April 2023 - 20:11
Liverpooli synon këndelljen kundër Leedsit

Liverpooli do të jetë sonte mysafir i Leeds Unitedit, në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elland Road”, me fillim prej orës 21:00

“Të Kuqtë” synojnë t’i kthehen fitores, e cila iu munguan në katër ndeshjet e fundit.

Liverpooli është i teti në tabelë me 44 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Leedsi, që regjistroi humbjen javën e kaluar, është në pozitën e 16-të me 29 pikë.

(Kosova Sot Online)