Tensione në stërvitje te Interi

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 17:55
Tensione në stërvitje te Interi

Seanca e sotme stërvitore te Interi nuk ka shkuar ashtu siç duhet.

Te kampi i “Nerazzurrëve” është parë një përplasje mes Andre Onanas dhe Marcelo Brozovicit

E gjithë kjo ndodhi derisa skuadra po ngrohej, me Onanan që ndoqi një pasim për Brozovicin dhe u duk se u përplas dhe e shtyu kroatin pas një dueli të vonuar paksa.

Brozovicin duket se e nervozoi ky incident dhe bëri reagimin e tij, teksa të dy lojtarët u ndanë nga shokët e skuadrës përpara se situata të përshkallëzohej.


(Kosova Sot Online)