Galatasaray vazhdon rrugën drejt titullit, Rashica kontribuon me gol

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 22:08
Galatasaray vazhdon rrugën drejt titullit, Rashica kontribuon me gol

Galatasaray ka regjistruar fitoren e tretë radhazi për të bërë edhe një hap drejt titullit të kampionit në Superligën e Turqisë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të, skuadra e drejtuar nga Okan Buruk shënoi fitore të thellë në udhëtim ndaj Alanyasporit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Kirbiyik Holding” përfundoi me rezultatin 1:4.

Milot Rashica kontribuoi me gol në këtë fitore, teksa luajti për 74 minuta.

Reprezentuesi i Kosovës ishte autor i golit të katërt në këtë përballje.

(Kosova Sot Online)