Cassano e sulmon Rrahmanin: S’bën për Napolin

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 13:33
Cassano e sulmon Rrahmanin: S’bën për Napolin

Antonio Cassano e ka kritikuar Amir Rrahmanin dhe skuadrën e Napolit për lojën që e bëri mbrëmë ndaj Milanit, transmeton "Kosova Sot Online".

Napolitanët barazuan me “Rossoneri” në shtëpi me rezultat 1:1 në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, kjo ishte e pamjaftueshme duke e pasur parasysh se lojën e parë fituan Kuqezinjtë në shtëpi me rezultat 1:0.

Ndër të tjera, ish-futbollisti i Milanit e Interit i ka këshilluar napolitanët që ta gjejnë një qendërmbrojtës tjetër në vend të përfaqësuesit kosovar.

{672224/}

“Tek goli i Milanit, përse s’bëri faull Rrahmani? Sapo e mori topin Leao, nuk duhet ta lësh të lëvizë dhe të vrapojë. Për ta bërë një hap përpara në një nivel tjetër, Napolit i duhet ta gjejë një qendërmbrojtës tjetër”, deklaroi ish-futbollisti i njohur italian në “Bobo TV”.

Leao vrapoi plot 80 metra me topin në këmbë dhe e shërbeu Olivier Giroudin, i cili e shënoi golin e kualifikimit.

Cassano e lavdëroi më pas Milanin, duke thënë se në fushë nuk u vërejt fakti që Napoli i ka 24 pikë diferencë në kampionat. 

(Kosova Sot Online )