Ancelotti kritikon UEFA-n dhe FIFA-n

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 17:57
Ancelotti kritikon UEFA-n dhe FIFA-n

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka kritikuar UEFA-n dhe FIFA-n.

Arsyeja ishte kalendari shumë i ngarkuar që po e kanë klubet.

“Shumë stresues, shumë ndeshje. Duhet të monitorojmë shëndetin e lojtarëve, sepse ata janë pjesa më e rëndësishme e futbollit. Por të gjithë mendojnë vetëm për veten e tyre: liga mendon për veten, federata mendon për veten, UEFA mendon për veten, FIFA mendon për veten. Është e keqe për futbollin. Nuk është e drejtë. Diçka duhet të ndryshojë”, u tha Ancelotti gazetarëve gjatë një konference për shtyp të premten. 

Real Madridi do të përballet nesër me Celta Vigon në shtëpi në kuadër të La Ligas.

(Kosova Sot Online)