Pochettino kandidat kryesor për stolin e Chelsea

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 15:27
Pochettino kandidat kryesor për stolin e Chelsea

Deri në momentet e fundit, Julian Nagelsmann ishte favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Chelsea. Megjithatë, ish-trajneri i Leipzig dhe Bayern u tërhoq nga gara për t’u bërë tekniku i “bluve të Londrës”.

Këta të fundit nuk kanë ndërmend të vazhdojnë punën me trajnerin aktual, Frank Lampard, i cili do të largohet në fund të sezonit. Në listën e pronarit të Chelsea Todd Boehly, tashmë është trajneri i rivalëve të përjetshëm.

Sipas anglezes “The Sun”, kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e klubit londinez, është Mauricio Pochettino. Ish-trajneri i Tottenham thuhet se i ka lënë shumë përshtypje drejtuesve të Chelsea gjatë bisedimeve.

Edhe pse argjentinasi nuk është bërë ende trajner i Chelsea, ai vjen me dëshirat e tij. Pochettino kërkon të ketë në ekip për sezonin 2023/24 tre sulmues si, Harry Kane, Christopher Nkunku dhe Victor Osimhen.

(Kosova Sot Online)