Ja vendimi i Real Madridit për Dani Ceballos

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 19:08
Ja vendimi i Real Madridit për Dani Ceballos

Real Madridi ka marrë një vendim për rinovimin e kontratës së Dani Ceballos, sipas “Relevo”.

Në anën tjetër, mesfushori thuhet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij

Megjithatë, Real Madridi raportohet se do t’i ofrojë atij një kontratë të re pas përfundimit të sezonit, por detaje tjera nuk janë zbuluar.

Sipas mediumit spanjoll, Carlo Ancelotti ka qenë vendimtar në vendimin e klubit për t’i ofruar kontratë të re Ceballosit.


Spanjolli është paraqitur në 38 paraqitje deri më tani në këtë sezon, duke grumbulluar 1,448 minuta, teksa ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

Kontrata aktuale e 26-vjeçarit skadon në verën e këtij viti. 


(Kosova Sot Online)