E ardhmja Lukakut ka mbetur ende pezull

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 15:56
E ardhmja Lukakut ka mbetur ende pezull

E ardhmja e Romelu Lukakut ka mbetur ende pezull.

Sulmuesi belg është i huazuar në Inter nga Chelsea, por “Nerazzurri” nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë apo jo kartonin e futbollistit.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se në ditët në vazhdim nuk është paraparë ndonjë takim mes palëve.

Bisedimet mund të marrin dhe në fund të sezonit sapo Interi ta mësojë nëse do të jetë në Ligën e Kampionëve edhe në edicionin e ardhshëm dhe se kush do të jetë trajner i ri i ekipit Zikaltër.

Romelu është i fokusuar në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A për momentin, e më pas do të vijë koha të flasë me Chelsean.

“Blues” po planifikojnë ta shesin ish-sulmuesin e Evertonit dhe Manchester Unitedit.

Për dallim nga eksperienca e parë brilante që e kishte në qytetin e Milanos, Lukaku nuk ka shkëlqyer në këtë sezon dhe Interi po heziton dhe është me dy mendje, për ta blerë apo jo përfundimisht kartonin e tij. 

(Kosova Sot Online)