Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar 'Çesme2023'

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 18:25
Donjeta Sadiku kualifikohet në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar 'Çesme2023'

Donjeta Sadiku ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar, Çesme 2023″ që po mbahet në Turqi.

Donjeta Sadiku sot në çerekfinale korri fitore bindëse 5:0 kundër boksieres nga Japonia, Ayava Taguchi.

Sadiku arriti të kualifikohej për në gjysmëfinale ku siguroi medaljen e bronztë.

Donjeta sot tregoi paraqitje të mirë dhe cilësore. Gjatë tre raundave dominoi në ring dhe tregoi se është në formë të mirë.

Nesër më 27 prill në gjysmëfinale takohet me boksierën nga Turqia, Gizem Ozer.

(Kosova Sot Online)