Allegri e provokon Interin

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 14:27
Allegri e provokon Interin

Massimiliano Allegri ka dalë nga kontrolli mbrëmë pas eliminimit të Juventusit nga Kupa e Italisë.

“Bianconeri” humbën 0:1 nga “Nerazzurri” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale, ndërsa loja e parë në Torino kishte përfunduar baras, 1:1.

Dhe, pas lojës së mbrëmshme, e cila u zhvillua në “San Siro”, trajneri i Juventusit u fjalos me drejtuesit e Interit, Dario Baccino dhe Beppe Marotta

Ai e fyeu klubin Zikaltër dhe e provokoi më pas, duke insistuar se do të bëjë çmos që t’i lë ata pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

“Zakonisht jeni m… Do të përfundosh i gjashti në tabelë,” iu bërtiti Allegri, Baccino dhe Marottas.

Më pas, ish-trajneri i Milanit hyri në dhomën e zhveshjes dhe u dha lojtarëve të tij një mesazh të qartë.

“Duhet të përfundojmë përpara tyre në renditje. Nuk do t’i lejojmë të luajnë në Champions League”, ishte mesazhi i trajnerit të Juventusit.

(Kosova Sot Online)