Alexander Isak dhuroi spektakël impozant ndaj Evertonit, dribloi disa futbollistë para ‘asistimit të vitit’

  • S.A /
  • 28 April 2023 - 10:35
Alexander Isak dhuroi spektakël impozant ndaj Evertonit, dribloi disa futbollistë para ‘asistimit të vitit’

Sulmuesi i Newcastle United, Alexander Isak ka dhënë asistimin më të mirë të sezonit 2022/23 në Ligën Premier në ndeshje kundër Evertonit. Newcastle është në në formë dhe mposhtën Tottenhamin me rezultat 6-1 në St James’ Park të dielën, teksa vazhduan aty ku e lanë në ndeshjen ndaj Evertonit të enjten mbrëma, transmeton "Kosova Sot Online".

“Laraskat” fituan me rezultat 4-1 ndaj Evertonit, me Callum Wilson që realizoi dy gola dhe Joelinton dhe Jacob Murphy gjithashtu hynë në listën e rezultateve. 

Megjithatë, ishte sulmuesi suedez, Isak, i cili ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e ndeshjes me një asistim në fundin e ndeshjes. Isak, i cili e filloi lojën si zëvendësues, nuk shtoi numrin e golave ​​të tij, por ai prodhoi momentin më spektakolar të ndeshjes – dhe me shumë mundësi sezonin në tërësi. Duke marrë topin në vijën e gjysmës së fushës, suedezi shkatërroi mbrojtësit e shumtë të Evertonit një nga një, duke dribluar fillimisht afër vijës këndore dhe pastaj brenda zonës. Në fund, Isak zgjodhi të asistojë për Murphy, i cili nuk e pati të vështirë të shënojë në portën e zbrazët në minutën e 81-të të ndeshjes. Ky aksion i prodhuar nga Isak ka pushtuar rrjetet sociale duke marrë shumë komente pozitive mbi teknikën e jashtëzakonshme që posedon.

(Kosova Sot Online )