Sot zhvillohet derbi interesant londinez në Angli

  • S.A /
  • 02 May 2023 - 10:56
Sot zhvillohet derbi interesant londinez në Angli

Arsenali dhe Chelsea do të përballen sonte mes vete në derbin londinez në Angli. “Gunners” e humbën primatin pas një kohe të gjatë pas fitores së Manchester Cityt në fundjavë, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Topçinjtë” megjithatë synojnë ta rikthejnë kreun e tabelës sonte me një fitore ndaj komshinjve.

Granit Xhaka me shokë do t’i bënin 78 pikë, dy më shumë se “Citizens”, por ndërkohë do t’i kishin edhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Arsenali vjen pas tri barazimesh e një humbjeje në Premierligë, prandaj i nevojitet gjithsesi fitorja ndaj “Blues” për t’u këndellur dhe për ta vazhduar garën për titull kampioni, ndonëse gjasat i janë zbehur pas humbjes në derbi me Cityn.

Nga ana tjetër, Chelsea është i plagosur në këtë sezon duke përfunduar aktualisht në pozitën e 12-të, edhe pse ishte ekipi më i përforcuar në afatin kalimtar të janarit.

Ekipi i Frank Lampardit i hyn kësaj loje pa ndonjë presion të madh pasi i ka humbur gjasat edhe për pjesëmarrje në garat evropiane.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Chelseat do të fillojë në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online )