City planifikon vazhdimin e kontratës për Haalandin pa klauzolë

  • S.A /
  • 02 May 2023 - 09:33
City planifikon vazhdimin e  kontratës për  Haalandin pa klauzolë

Erling Haaland mund ta vazhdojë kontratën me Manchester Cityn. Sipas portalit “Football Insider”, klubi anglez i ka nisur bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin norvegjez, i cili aktualisht ka marrëveshje me klubin nga “Etihad Stadium” deri në vitin 2027, transmeton "Kosova Sot Online ".

Por, ideja është që ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ta rinovojë menjëherë kontratën dhe me këtë rast do t’i përmirësohet rroga, duke e pasur parasysh sezonin e tij të jashtëzakonshëm që po e kalon me “Citizens”.

673785

Ndërkohë, një gjë është e sigurt që, në rast të vazhdimit të kontratës, nuk do të vendoset klauzola për shkëputjen e saj, në mënyrë që mos të tremben pretendentët që e duan Haalandin në ekipin e tyre.

Gjithnjë sipas mediumit britanik, për momentin Haaland nuk po mendon të largohet nga kampioni aktual anglez dhe kjo është arsyeja që ai mund ta vazhdojë kontratën. Ndërkohë, interesim për gjigantin e sulmit qe një kohë ka shfaqur Real Madridi.

(Kosova Sot Online )