Kroos vazhdon me Realin

  • S.A /
  • 02 May 2023 - 13:53
Kroos vazhdon me Realin

Toni Kroos do ta kalojë edhe një vit në Real Madrid. Mesfushori gjerman e ka nënshkruar kontratën e re me “Los Blancos”, e cila do ta mbajë atë të lidhur me kampionin aktual spanjoll deri në qershor të vitit 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndërkohë, gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se nuk është përfshirë ndonjë opsion tjetër apo ndonjë klauzolë. 

Sipas tij, lojtari e ka nënshkruar kontratën, ndërsa vetëm pritet edhe zyrtarizimi nga ana e klubit.

Ish-futbollisti i Bayern Munichut ka qenë mjaft i rëndësishëm për Real Madridin në vitet e fundit, duke fituar gjithçka që është e mundshme me kampionët spanjollë, evropianë dhe botërorë aktualë. 

(Kosova Sot Online )