Ronaldo para vendimit të madh, dëshiron të largohet nga Al-Nassr, Perez po e pret në Madrid

  • S.A /
  • 02 May 2023 - 13:16
Ronaldo para vendimit të madh, dëshiron të largohet nga Al-Nassr, Perez po e pret në Madrid

 

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Al-Nassr vetëm pak muaj pasi iu bashkua klubit saudit nga Manchester United. Ylli portugez u mor vesh për ta ndërprerë bashkëpunimin me United pas intervistës bombastike që e dha për Piers Morgan, transmeton "Kosova Sot Online".

38 vjeçari më pas nënshkroi për dy vjet e gjysmë me klubin nga Arabia Saudite, deri më 2025, ku do të paguhet afro 200 milionë euro në vit.

Sidoqoftë, duket se Real Madridi po planifikon t’ia ofrojë Ronaldos një rol ambasadori pa pagesë, raporton “El Nacional”. “Florentino Perez ka garantuar se Ronaldos nuk do t’i mungojë puna në Santiago Bernabeu. Por, është e qartë se ai nuk do ta bëjë këtë si lojtar, sepse konsiderohet se cikli i tij në Madrid si futbollist është mbyllur”, raporton mediumi spanjoll.

Partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez po ashtu e ka paralajmëruar rikthimin në kryeqytetin spanjoll, aty ku çifti ishte takuar për herë të parë.

Ronaldo është legjendë e Real Madridit pasi i kishte shënuar 451 gola në 438 ndeshje në kohën sa luajti në “Bernabeu”.

Ai e fitoi Ligën e Kampionëve katër herë, tri herë Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Evropës, La Ligan dy herë, plus disa herë Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës me gjigantin spanjoll.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i ka shënuar 12 gola në po aq ndeshje me Al-Nassr këtë sezon deri tash.

Ai shënoi vetëm katër minuta pasi nisi loja në fitoren e ekipit të tij 3:0 në shtëpi ndaj Al Raed të premten. 

(Kosova Sot Online )