Interi fiton ndaj Veronas

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 22:55
Interi fiton ndaj Veronas

Interi ka shënuar fitore të thellë 0:5 në udhëtim ndaj Veronas, në kuadër të javës së 33-të në Serie A.

Gaich shënoi autogol për epërsinë e parë të zikaltërve në minutën e 31-të.

Më pas, Interi realizoi dy gola për një minutë

Ishte Calhanoglu që realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 36-të, kurse vetëm një minutë më pas, Dzeko realizoi për 0:3.

Lautaro Martinez shënoi në të 55-tën për 0:4, kurse për 0:5 u përkujdes Dzeko që realizoi në minutën e 61-të.

Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Lautaro Martinez shënoi për 0:6.

Me këtë fitore, Inter mbetet brenda zonës së Ligës së Kampionëve në pozitën e katërt me 60 pikë, dy më shumë se Atalanta.

(Kosova Sot Online)