Tabela pas 32 xhirove në Superligë

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 17:26
Tabela pas 32 xhirove në Superligë

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani barazoi 1:1 me Prishtinën në Suharekë.

Kurse, në “Zahir Pajaziti”, Llapi u mposht 0:2 nga Drita, e cila bëri një hap të madh drejt titullit kampion.

Me këtë fitore, “Intelektualët” tani kanë 66 pikë në vendin e parë, kurse Ballkani mbetet i dyti me tri më pak.

Në pozitën e tretë gjendet Gjilani me 50 pikë dhe pothuajse e ka siguruar Evropën përmes kësaj pozite.

E katërta është Prishtina me 43 pikë, shtatë më pak se Gjilani dhe dy më shumë ser Dukagjini e Llapi që gjenden në pozitat 5 dhe 6.

Malisheva është e shtata me 39 pikë, kurse Trepça’89 dhe Ferizaj n pozitat 8 dhe nëntë me nga 34 pikë.

(Kosova Sot Online)