Skenderaj mposht Dritën në finalen e parë të playoffit

  • S.A /
  • 05 May 2023 - 09:20
Skenderaj mposht Dritën në finalen e parë të playoffit

Skenderaj e ka nisur mbarë serinë e finaleve të playoffit të Superligës A, femrat, duke mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, të enjten mbrëma në përballjen e zhvilluar në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti”, transmeton "Kosova Sot Online".

Mysafiret triumfuan me rezultat 1-3 ( 21:25, 22:25, 25:13, 14:25), në një ndeshje tejet interesante dhe atraktive për shikuesit dhe volejbolldashësit.

Pasi treguan paraqitje të fortë në dy setet e parë, Skenderaj e pësoi në setin e tretë me diferencë të madhe, por u rikonsolidua dhe nuk lejoi befasi duke fituar setin e katërt me 11 pikë diferencë eventualisht për ta fituar ndeshjen.

Skenderaj do ta ketë avantazhin e nikoqirit në ndeshjen e dytë finale. Kujtojmë se kampioni shpallet me tri ndeshje të fituara.

(Kosova Sot Online )