Çdo koncension politik që i bëhet Serbisë në Kosovë është lëshim ndaj ndikimit, kundër politikës gjeostrategjike të Amerikës dhe perëndimit në rajon

Çdo koncension politik që i bëhet Serbisë në Kosovë është lëshim ndaj ndikimit, kundër politikës gjeostrategjike të Amerikës dhe perëndimit në rajon
Çdo koncension politik që i bëhet Serbisë në Kosovë është lëshim ndaj ndikimit, kundër politikës gjeostrategjike të Amerikës dhe perëndimit në rajon

Skender Mulliqi

  • 05 May 2023 - 08:24

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Javët dhe muajt në vazhdim do të jenë vendimtare për formimin e një asociacioni , e që nuk duhet lejuar me asnjë kusht që ai të jetë sipas kërkesave të Beogradit dhe të Moskës. Skenarët që po i thur Serbia janë të rrezikshëm.

Deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se nuk pranojmë asnjë lloj te asociacionit pos asociacionit të dalë nga marrëveshjet e Brukselit , është tendencë e hapur për të krijuar sovranitet të mëvetësishëm të komunave serbe në veri të Kosovës. E ka pranuar marrëveshjen për të pagjeturit në Bruksel, gjoja për tu paraqitur parimor para ndërmjetësve ndërkombëtar në bisedime , me qëllim që ti lëshohet rruga formimit te Asociacionit me kompetenca ekzekutive , diçka shumë e pa pranueshme për Kosovën. Kryeministri Kurti si solucion të asociacionit ka marrë modelin kroat, që më duket se është maksimalja që duhet dhënë pas të drejtave shumë të mëdha që i kanë minoriteti serb në veri.

Serbia me Marrëveshjen e Dejtonit ka arritur të formon Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe të njëjtën gjë por tash jo në Dejton , por në Bruksel, po e dëshiron edhe në Kosovë, formimin e një tjetër Republika Srpska në Kosovë. Vuçiqi kishte dështuar me mbajtjen e referendumit në Kosove, të cilin dëshiron ta zëvendëson tani fillimisht me formimin e Asociacionit , që pastaj ti jap vetit të drejtën për të organizuar edhe zgjedhje të veta lokale brenda territorit të Kosovës. Kjo është brendia e asaj që Vuçiqi u bëri thirrje partive politike serbe në Kosovë ,për bojkotimin e zgjedhjeve në katër komunat me shumicë serbe, e që ishin zgjedhje legjitime. Kjo është më duket mua ajo që Vuçiq me ndihmën e Borellit dhe Lajçakut po sforcon për implementimin e marrëveshje të Brukselit .

Këtu duhet theksuar edhe një gjë. Serbia nuk e ka hequr nga preambula kushtetuese Kosovën si pjese përbërëse të saj , dhe mu për atë po sillet dhe po vepron edhe në bisedime sikur Kosova është pjesë e Serbisë , e jo që Kosova është shtet sovran dhe i pa varur. Kryeministri Kurti i beri me dije edhe një herë të gjithë në takimin e Brukselit ,edhe Serbinë se kanë të bëjnë me shtet sovran dhe të pa varur, e jo me një “banovinë” të tyre. Këtë gjë duhet ta kenë të qartë edhe ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedime që bukur shumë po ja mbajnë ison Serbisë. Mua më duket se ndikim në zhvillimin e këtij procesi , është duke e pasur lufta në Ukrainë. Bashkësia ndërkombëtare sikur po dëshiron me shpejtësi ta përmbyllë kapitullin e këtyre bisedimeve për normalizim të marrëdhënjeve , duke e dëmtuar palën e Kosovës. Duke i lëshuar terren ideve të botës ruse dhe të botës serbe , nuk i kontribuohet paqes dhe stabilitetit në rajon dhe as proceseve demokratike.

Çdo koncesion politik që i bëhet Serbisë në Kosovë, është lëshim edhe ndaj Putinit. Kjo së pari i dëmton politikat gjeostrategjike dhe gjeopolitike të perëndimit dhe të Amerikës në rajon dhe më gjerë. Plotësimi i një egoje të sëmurë serbomadhe , automatikisht është lëshim egos tjetër të pangopur serbe për të vazhduar kërkesat deri në asgjësimin e Kosovës si shtet. Javët dhe muajt në vazhdim do të jenë vendimtare për formimin e një asociacioni , e që nuk duhet lejuar me asnjë kusht që ai të jetë sipas kërkesave të Beogradit dhe të Moskës. Skenarët që po i thur Serbia janë të rrezikshëm. Pushteti i Prishtinës duhet të jetë i pamëshirshëm ndaj çdo synimi për copëtimin e Kosovës, që është në agjendë të Vuçiqit dhe të Putinit. Nuk duhet lejuar kthim në vitet e 90 të shekullit të kaluar, të cilën gjë po e kërkon Serbia e pa reformuar e Vuçiqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".