Galtier nuk e komenton suspendimin e Messit

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 15:50
Galtier nuk e komenton suspendimin e Messit

Lionel Messi është suspenduar nga Paris Saint-Germain për arsyen se ka udhëtuar për në Arabinë Saudite pa marrë leje prej tyre.

Ky suspendim erdhi në fund të edicionit aktual, teksa raportohet se Messi përfundimisht ka vendosur të largohet nga “Parku i Princave” në fund të qershorit.

Ndërkohë, trajneri i PSG-së, Christophe Galtier nuk ka pranuar të japë komente rreth kësaj situate.

“Jam informuar nga klubi për vendimin për suspendimin e Messit në fillim të javës. Kam vendosur të mos komentoj për këtë”, tha Galtier.

(Kosova Sot Online)