Zbulohen detajet nga kontrata e Bellingham me Realin, anglezi është futbollisti i dytë më i paguar në Madrid

  • 06 May 2023 - 09:46
Zbulohen detajet nga kontrata e Bellingham me Realin, anglezi është futbollisti i dytë më i paguar në Madrid

Jude Bellingham do t’i bashkohet Real Madridit në verë. Mesfushori anglez do të jetë një aset shumë i rëndësishëm për ‘Los Blancos” për edicionet në vijim, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe detaje nga kontrata e tij me madrilenët.

Bellingham do të nënshkruajë kontratë gjashtë vjeçare me Real Madridin dhe do ta bëjë atë futbollistin e dytë më të paguar në klub.

Më i paguari është belgu Eden Hazard, që përfiton rreth 430 mijë euro në javë.

(Kosova Sot Online )