Taulant Xhakës i ka kushtuar shtrenjtë veprimi josportiv

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 14:52
Taulant Xhakës i ka kushtuar shtrenjtë veprimi josportiv

Taulant Xhakës i ka kushtuar shtrenjtë veprimi josportiv që e bëri në fundjavë në derbin mes Baselit dhe Zurichut.

Futbollisti kosovar u ndëshkua me karton të kuq pasi e goditi me kokë në gjoks lojtarin kundërshtar në “stilin Zidane”.

E me këtë rast, sot përfaqësuesi shqiptar e mori një dënim të rëndë nga Federata Zvicerane e Futbollit duke u dënuar me tetë ndeshje.

Atij nuk i mjaftoi kërkim falja për veprimin e bërë. 

(Kosova Sot Online)