Messi rikthehet në stërvitje

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 17:05
Messi rikthehet në stërvitje

Një javë pasi u suspendua nga Paris Saint-Germaini për një udhëtim të paautorizuar në Arabinë Saudite, Lionel Messi është rikthyer në stërvitje këtë të hënë.

Sipas “Le Parisien”, ai ishte i vetëm në stërvitje, ndërsa pjesës tjetër të skuadrës iu dha një ditë pushimi pas fitores ndaj Troyes dje.

Messi ishte i dënuar me suspendim prej dy javësh, por gjysma e dënimit i është falur, pasi ai kishte kërkuar falje për udhëtimin e tij në Lindjen e Mesme.

(Kosova Sot Online)