Busquets vendos të largohet nga Barcelona

  • A.P /
  • 09 May 2023 - 19:10
Busquets vendos të largohet nga Barcelona

Pas një karriere 18-vjeçare në klub, Sergio Busquets pritet të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Mesfushori spanjoll raportohet se do të largohet si lojtar i lirë, pasi edhe i skadon kontrata me katalonasit, shkruan Gazeta Express.

Busquets ka qenë një “shërbëtor” i jashtëzakonshëm për Barcelonën dhe pavarësisht se ende konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm nga Xavi, ai me sa duket ka marrë vendimin për t’u ndarë me klubin gjatë verës.

34-vjeçari thuhet se ka marrë një vendim përfundimtar gjatë ditëve të fundit dhe ka informuar zyrtarët e klubit se ai nuk do të vazhdojë qëndrimin.

(Kosova Sot Online)