Valverde mund të sanksionohet për sezonin e ardhshëm

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 13:55
Valverde mund të sanksionohet për sezonin e ardhshëm

Një muaj më parë, futbolli spanjoll u trondit pas një incidenti të dyshuar mes Federico Valverdes dhe Alex Baenas, që ndodhi pas fitores së Villarrealit ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Nga mediat spanjolle u raportua se Valverde e ka grushtuar Baenan jashtë stadiumit, kurse më pas është njoftuar edhe policia për të nisur hetimet e këtij rasti.

Rasti po hetohet edhe nga organet e Federata e Futbollit e Spanjës.

Kësisoj, Valverde mund të përballet me sanksione sportive, si dhe veprime ligjore.

Pavarësisht kësaj, ndaj uruguaianit ende nuk është shqiptuar ndonjë dënim i mundshëm, me të cilin mund të përballet për incidentin e supozuar.

Me vetëm pak javë të mbetura deri në fund të sezonit aktual, ai mund të sanksionohet për sezonin e ardhshëm, nëse konfirmohet ndonjë dënim ndaj tij. 

(Kosova Sot Online)