Lexoni edhe:
Mjekët "heronj" në spitalin e Pejës realizojnë operacion të rrallë, pacientit i hiqen tre kilogramë masë tumorale
Distria Krasniqi i prin renditjes botërore të xhudisteve. Kampionia olimpike prin në kategorinë deri në 52 kilogramë me 7,275 pikë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në renditjen më të re, të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Xuhdos, “Disi” i ka lënë prapa britaniken Chelsie Giles, që i ka 7,010 pikë, derisa e treta është japonezja kampione olimpike, Uta Abe me 6,800 pikë.
Distria ishte kampione olimpike në “Tokyo 2020”, ndërsa ka fituar edhe gara dhe turne të tjerë të tjerë të rëndësishëm.
Edhe pse nuk arriti të fitonte medalje në Botërorin e fundit, ajo mbetet xhudistja numër 1 në botë.
Ajo synon medalje edhe në Olimpiadën e Parisit në vitin 2024.
(Kosova Sot Online )