Mjekët "heronj" në spitalin e Pejës realizojnë operacion të rrallë, pacientit i hiqen tre kilogramë masë tumorale

  • S.A /
  • 15 May 2023 - 12:20
Mjekët

Një operacion i rrallë është kryer të premten në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku pacientit në retroperitoneumin e majtë i është hequr masa tumorale me peshë afër tre kilogramë. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Ky operacion është kryer nga ekipa mjekësore Dr.Bujar Vrella – Kirurg, Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr. Kushtrim Fejza -Urolog si dhe ekipa e Anestazionit Dr.Halit Gashi, Dr.Hanumshahe Kingji si dhe ekipa e Instrumentarëve.

“Gjendja e pacientit është e mirë dhe tani po rikuperohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online )