KB Peja paralajmëron organizim në “Karagaçi” për finalen ndaj Trepçës

  • A.P /
  • 16 May 2023 - 22:21
KB Peja paralajmëron organizim në “Karagaçi” për finalen ndaj Trepçës

Të enjten do të zhvillohet ndeshja e pestë finale mes Trepçës dhe Pejës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, nga ora 20:00

Ndeshja pritet të jetë tejet interesante për faktin se skuadra fituese do të shpallet edhe kampione e Kosovës për këtë sezon.

KB Peja ka njoftuar se për këtë ndeshje do të ketë organizim edhe në shtëpinë e tyre, në palestrën “Karagaçi”.

(Kosova Sot Online)