Real Madridi interesohet për veteranin spanjoll

  • A.P /
  • 19 May 2023 - 20:46
Real Madridi interesohet për veteranin spanjoll

Real Madridi po kërkon një tjetër sulmues veteran për të liruar ngarkesën ndaj Karim Benzemas sezonin e ardhshëm, me francezin që vuajti nga lëndimet këtë sezon.

Sipas “Relevo”, “Los Blancos” janë duke kërkuar sulmuesin që dikur ishte pjesë e ekipit të të rinjve të tyre, Joselu Mato.

Ai është aktualisht pjesë e Espanyolit, teksa sezoneve të fundit ka qenë një prej sulmuesve më të dalluar në Spanjë.

Joselu këtë sezon ka shënuar 15 gola në La Liga, si dhe ka ndihmuar skuadrën e tij me dy asistime.

(Kosova Sot Online)