Mbappe e arrin Kanen në vendin e dytë

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 15:49
Mbappe e arrin Kanen në vendin e dytë

Erling Haaland është shumë afër që ta fitojë Këpucën e Artë për herë të parë në karrierën e tij.

Sulmuesi norvegjez nuk luajti mbrëmë në fitoren ndaj Chelseat, por futbollisti i Manchester Cityt ka avantazh të lartë ndaj kundërshtarëve.

Ndërkohë, Kylian Mbappe e ka arritur Harry Kanen, me të cilin tash e ndan vendin e dytë falë dygolëshit të shënuar ndaj Auxerre.

Sulmuesi i Tottenhamit dhe ai i Paris Saint-Germainit i kanë realizuar nga 28 gola, që përkthehen me 56 pikë, ndërsa Haaland i ka realizuar 36 gola dhe i ka 72 pikë.

Vazhdon të shënojë edhe Alexandre Lacazette i Lyonit, i cili është i katërti në renditje, i ndjekur nga Robert Lewandowski i Barcelonës, i cili iu afrua Victor Osimhenit të Napolit, njëjtë si Jonathan David i Lillet. /Gazeta Express/

Renditja e Këpucës së Artë

1. Erling Haaland (Manchester City) 72 pikë

2. Harry Kane (Tottenham) 56

3. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 56

4. Alexandre Lacazette (Lyon) 52

5. Victor Osimhen (Napoli) 46

6. Robert Lewandowski (Barcelona) 44

7. Jonathan David (Lille) 44

8. Enner Valencia (Fenerbahçe) 42

9. Ivan Toney (Brentford) 40

10. Folarin Balogun (Reims) 40

11. Habib Diallo (Strasburg) 40

12. Lautaro Martinez (Inter) 40


(Kosova Sot Online)