Mbappe s’do ta vazhdojë kontratën

  • A.P /
  • 24 May 2023 - 15:14
Mbappe s’do ta vazhdojë kontratën

Paris Saint-Germaini është duke u përgatitur që ta përjëtojë një tjetër verë të nxehtë me Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez, i cili një vit më parë e kishte vazhduar kontratën për dy vjet, është duke e konsideruar opsionin që mos ta shfrytëzojë mundësinë e klauzolës për vazhdimin e kontratës për një vit tjetër.

Në këtë rast, siç njofton mediumi francez “L’Equipe”, skenari që fshihet pas është vërtet preokupues: ish-futbollisti i Monacos mund ta kërkojë shitjen e tij të menjëhershme, ose të presë deri më 30 qershor 2024 për ta përfunduar eksperiencën në Paris.

“Skenari ka ndryshuar”, shkruan mediumi francez.

Nënkampioni i botës me Francën ka kohë deri më 31 korrik 2023 për ta bërë efektive klauzolën, e cila do t’ia mundësonte vazhdimin e kontratës për një vit tjetër me klubin nga “Parku i Princave”.

Sidoqoftë, çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një transferim të mundshëm të francezit në Real Madrid gjatë verës që po vjen

(Kosova Sot Online)