Real Madridi fiton ndaj Vallecanos
Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë në shtëpi ndaj Valladolidit me rezultat 2:1.
Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 31-të kur realizoi Benzema pas një asisti të bukur nga Valverde.
Mysafirët u kundërpërgjigjën në minutën e 84-të kur shënoi de Tomas
Por, Rodrygo arriti të rikthente epërsinë e “Los Blancos” në minutën e 89-të dhe ia dha fitoren vendasve.
Me këtë triumf, Real Madridi merr përkohësisht pozitën e dytë në tabelë me 74 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Rayo Vallecano gjendet në pozitën e 11-të me 46 pikë.
(Kosova Sot Online)