Man Utd në 'pole position' për transferimin e Mason Mount

  • A.P /
  • 25 May 2023 - 16:38
Man Utd në 'pole position' për transferimin e Mason Mount

Manchester United ka nisur një blerje prej 55 milionë funtesh përsulmuesin e Chelseat, Mason Mount.

Reprezentuesi anglez, i cili humbi javët e fundit të sezonit për shkak të lëndimit, është një objektiv kryesor për Erik ten Hag që shkon në afatin kalimtar të verës dhe trajneri i United dëshiron që një marrëveshje të përfundojë shpejt.

Mount po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge me të ardhmen e tij nën pasiguri në rritje.

Burime nga Old Trafford kanë treguar se bisedimet për një lëvizje për 24-vjeçarin do të fillojnë.

United dëshiron të paguajë në rajonin prej 55 milionë funte për Mount, një çmim që bie shumë më poshtë se vlerësimi i Chelsea-t prej 85 milionë funtesh.


(Kosova Sot Online)