Pochettino nënshkruan me Chelsean

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 15:40
Pochettino nënshkruan me Chelsean

Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelseat.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, argjentinasi tashmë e ka nënshkruar kontratën me “Blutë”, pas marrëveshjes verbale të arritur dy javë më parë.

Edhe njoftimi zyrtar nga Chelsea pritet të bëhet së shpejti.

Pochettino do të fillojë punën si trajner i skuadrës londineze javën e ardhshme.

Ai ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Kujtojmë se 51-vjeçari ishte pa skuadër që nga vera e kaluar, kur u shkarkua nga Paris Saint-Germaini.

Pochettino në të kaluarën ka drejtuar edhe Tottenham Hotspur, Southampton e Espanyol.

(Kosova Sot Online)