
Milani e Galatasaray pas Aubameyangut

Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të rikthehet në Barcelonë.
Sipas mediumit “The Evening Standard”, megjithatë Chelsea nuk dëshiron të qëndrojë duarthatë.
Katalunasit, në fakt po e shtyjnë sulmuesin gabonez ta zgjidhë kontratën e tij me “Blues” dhe ta marrë atë “gratis”.
Megjithatë, klubi londinez ndërkohë është duke biseduar me skuadra të ndryshme, të cilat mund të paguajnë për kartonin e lojtarit.
Në mesin e tyre janë edhe Milani, i cili synon ta rikthejë lojtarin në San Siro, dhe Galatasaray.
Mirëpo, klubet e kuqe do të kenë konkurrencë të fortë pasi ish-futbollistin e Borussia Dortmundit po e kërkojnë edhe klubet nga Arabia Saudite.
(Kosova Sot Online)