Tifozët 'kallin' gjithçka në Itali

  • A.P /
  • 02 June 2023 - 21:08
Tifozët 'kallin' gjithçka në Itali

Brescia barazoi në ndeshjen e dytë të “Play-Outit” ndaj Cosenzas, duke humbur kështu mundësinë për të qëndruar në Serie B.

Brescia e kishte humbur ndeshjen e parë me rezultatin 2:1.

Pas kësaj, në qytetin e Brescias u panë skena të rënda natën e së enjtes.

Tifozët e kësaj skuadre u revoltuan tej maje, teksa hodhën mjete ndezëse në fushë. Shumë prej tyre thyen me forcë kordonin e sigurisë dhe pushtuan fushën e lojës.

Problemet vazhduan, pasi për më shumë se një orë pas përfundimit të lojës, të dyja skuadrat dhe rreth 1000 tifozë të Cosenza mbetën të bllokuar në stadium, ndërsa “ultrasit” e Brescias u përpoqën të thyenin portat – teksa u panë edhe duke djegur makinat e futbollistëve dhe jo vetëm.

Brescia nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Serie C, kurse Cosenza siguroi qëndrimin në Serie B

(Kosova Sot Online)