Chelsea kërkon portier në Milano

  • A.P /
  • 05 June 2023 - 16:17
Chelsea kërkon portier në Milano

Chelsea ka hedhur sytë në Milano për të gjetur portier, teksa objektiva janë si francezi i Milanit, Mike Maignan, ashtu edhe kamerunasi i Interit, Andre Onana.

Sipas mediave angleze, klubi londinez ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh për Maignan dhe është në pritje të përgjigjes nga ana e drejtuesve të Milanit.

Nëse ata refuzojnë, atëherë plani B do të jetë Onana, duke qenë se edhe marrëdhëniet me Interin janë mjaft të mira.

Për Onanën blutë e Londrës janë gati të paguajnë rreth 40 milionë euro kesh, plus huazimin një vjeçar të senegalezit Khalidou Koulibaly.

Ky i fundit duket i zhgënjyer pas një sezoni në Londër dhe kërkon të rikthehet në Serinë A, ndaj edhe londinezët janë gati t’i plotësojnë dëshirën duke e huazuar një sezon te Interi.


(Kosova Sot Online)