Benzema reagon pas largimit nga Real Madridi

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 14:52
Benzema reagon pas largimit nga Real Madridi

Karim Benzema është larguar nga Real Madridi pas 14 viteve.

Ndërsa, sulmuesi francez ka reaguar pas këtij largimi.

Ai tha se shpresonte se do të pensionohej në “Santiago Bernabeu”, por gjërat ndryshuan.

“Dhemb vërtetë, nuk është e lehtë. Unë vërtetë doja të pensionohesha këtu, por diçka ndryshoi. Do të shikoj ndeshjet e Real Madridit dhe do ta përkrah gjithmonë klubin më të mirë në botë”, tha Benzema.

(Kosova Sot Online)