Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës, ndeshen Fiorentina-West Ham

  • S.A /
  • 07 June 2023 - 09:04
Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës,  ndeshen Fiorentina-West Ham

Sonte me fillim nga ora 21:00 në “Fortuna Arena” të Republikës së Çekisë do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës mes Fiorentinas dhe West Hamit. Një ekip italian dhe një ekip anglez do të vihen përballë njëri-tjetrit për trofeun e tretë më të çmuar evropian, transmeton "Kosova Sot Online".

Sezoni i parë i kësaj gare u fitua nga Roma, që vitin e kaluar mposhti Feyenoordin 1:0 në finalen e zhvilluar në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Ishin vitet e largëta 1965 (West Ham) dhe 1961 (Fiorentina) hera e fundit kur këto dy ekipe kishin fituar trofe evropianë.

E njëra do ta thyejë këtë pritje sonte, kurse tjetrës do t’i duhet të pres edhe më gjatë.

Edhe Fiorentina edhe West Ham përfunduan jashtë pozitave që dërgojnë në garat evropiane dhe pjesëmarrja në to edicionin e ardhshëm do të jetë i mundur vetëm nëse fitohet finalja e sontme. Kujtojmë se fituesi i Ligës së Konferencës kualifikohet automatikisht në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )