Walker: Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës

  • E.K /
  • 07 June 2023 - 08:38
Walker: Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës

Qasjen e SHBA-ve karshi Kosovës po e kritikon diplomati amerikan, William Walker, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, thotë se për tensionet që po ndodhin në veriun e Kosovës fajtori kryesor është Serbia.

Sipas tij, serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës por vazhduan të marrin urdhra nga Beogradi.

“Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore? Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi? E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës. Siç mund ta shihni tani komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet ndodhë, por për mendimin tim Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës” , tha Walker.

(Kosova Sot Online)