Federata Aeronautike e Kosovës tash edhe me licencë

  • S.A /
  • 07 June 2023 - 09:13
 Federata Aeronautike e Kosovës tash edhe me licencë

Federata Aeronautike e Kosovës ka njoftuar dje se e ka fituar licencimin në bazë të standardeve të reja të organizatave sportive, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Federata Aeronautike e Kosovës nga sot është licencuar në përputhje me standardet e reja të qeverisjes së organizatave sportive”, thotë komunikata e tyre në Facebook.

“Në bazë të përmbushjes së standardeve mund të zhvillojmë veprimtaritë sportive deri në afatin e ri -licencimit, ciklin olimpik 31.12.2024”.

“Njëherësh kemi nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ( MKRS) për vitin 2023, në bazë të kategorizimit të sportit dhe rregulloreve në fuqi”.

(Kosova Sot Online )