Zbulohen përfitimet marramendëse të Benzemas në Al-Ittihad

  • 07 June 2023 - 09:35
Zbulohen përfitimet marramendëse të Benzemas në  Al-Ittihad

Karim Benzema është zyrtarizuar si lojtar i ri i Al-Ittihad në Arabinë Saudite, aty ku do të fitojë një pagë marramendëse vjetore në një kontratë dyvjeçare me  opsion për një vit të tretë, transmeton "Ksova Sot Online".

Pas 14 viteve të paharrueshme me gjigantët spanjollë, Benzema vendosi se ishte koha të largohej nga Real Madrid drejt Al-Ittihad në Arabinë Saudite.

Benzemës do t’i dorëzohet një kontratë trevjeçare (dy plus një) nga Al Ittihad, me vlerë 643 milionë dollarë apo 600 milionë euro. Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, kjo do të thotë se Benzema do të fitojë plot 214 milionë dollarë apo 200 milionë euro në vit.

Pra me marrëveshjet komerciale të përfshira, francezi thuhet se fiton pothuajse 200 milionë euro në sezon, të cilat do të ndaheshin në miliona euro në secilin muaj apo javë.

Sa do të fitojë Benzema?

Me marrëveshjet komerciale të përfshira, Benzema thuhet se do të fitojë rreth 16,666,666 euro në muaj.

Lexo po ashtuShuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite

Përveç në muaj, ish-fituesi i Topit të Artë do të fitojë plot 4,166,666 euro në  javë apo 595,238 euro në ditë.

Benzema do të ketë fitime marramendëse edhe në orë, pasi do të fitojë 24,802 euro; 413 euro në minutë dhe 6,9 ​​euro në sekondë. 

(Kosova Sot Online )